Për shkak të Plisave Uefa dënon KF Prishtinën

Shtëpia e futbollit, UEFA ka dënuar skuadrën kosovare, FC Prishtina.

Klubi nga kryeqyteti është dënuar me gjobë nga UEFA – për shkak se tifozeria ‘Plisat’ kanë hedhur fishekzjarre gjatë ndeshjes ndaj ekipit të Luksemburgut, Fola Esch.

Edhe në sezonin e kaluar, Prishtina ishte dënuar për të njëjtën ngjarje ndaj skuadrës Norrkoping.

Lajmi është bërë i ditur nga skuadra e Prishtinës – që ka postuar njoftimin për dënimin në rrjetin social, Facebook.

“UEFA dënon Prishtinën4.000 euro për fishekzjarrët kundër Europës

Prishtinë, 23 korrik 2018 – Prishtina ka mbyllur aktivitetet e saj në Evropë për edicionin 2018. Ndërsa vazhdojnë vendimet rigoroze të UEFA-s kundër Prishtinës. Klubi është dënuar me 4.000 euro për fishekzjarrët e ndezura dhe të hedhura në ndeshjen e raundit preliminar në Mitrovicë kundër Europa të Gjibraltarit.

Ndërsa edhe në edicionin e kaluar kundër Norrkoping Prishtina ishte dënuar me 3.000 euro për të njëjtën vepër”, shkruhet në postimin e klubit të Mirel Josës.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet