Për shkak të Murtajës Afrikane, ndalohet importi i mishit të derrit nga Serbia

Në Maqedoninë e Veriut masat parandaluese për murtajën afrikane te mishi i derrit janë ngritur në nivelin maksimal, bëjnë të ditur nga Agjencia për ushqim dhe veterinari.

Por, pasi u konfirmua edhe zyrtarisht se në rajonet e Beogradit dhe Smederevës, Serbi, është regjistruar murtaja afrikane e derrave, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari vendosi ta ndalojë importin e derrave të egër, farave dhe embrioneve të derrave në vendin tonë, me qëllim që të parandalohet transmetimi i kësaj sëmundjeje edhe në Maqedoni.

Ndalesa vlen për importin e mishit të derri dhe produkteve që përmbajnë ekstrakte të këtij lloji të mishit.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet