Për mosdhënie të ndihmës së parë, dëshmitarët mund të dënohen deri në 8 vjet burg

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, referuar rasteve emergjente për mosdhënie të ndihmës së parë, neni 191 tregon se kryesit e kësaj vepre mund të përballen me ligjin.

Bazuar në pjesën e shkëputur nga Kodi Penal, referuar rastit të fundit të vdekjes së 63-vjeçarit në Gjilan, ku dëshmitarët – siç janë parë në pamjet e qarkulluara – kanë refuzuar dhënien e ndihmës së parë, nëse shpallen fajtorë, mund të dënohen nga një deri në tetë vjet burg.

Zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar se dëshmitarët e rastit janë intervistuar dhe në deklarimet e tyre ata kanë pranuar se në ato momente kur i alivanosuri gjendjen i shtrirë për tokë, kanë telefonuar numrin e rasteve emergjente!

Ndërkohë, Hashani ka bërë të ditur që në raste të tilla rastet procedohen në Prokurori ku më pas dhe nga ana e tyre jepet vendimi final në lidhje me kryerjen e veprës penale për mos dhënie të ndihmës së parë në rastin e fundit ku ka ndodhur dhe vdekja e 63-vjeçarit në një nga rrugët e Gjilanit.

 

 

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet