Për herë të parë në historinë e Britanisë së Madhe: një gjykatëse me shami

Raffia Arshad u bë gjykatësja e parë me shami në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo u emërua zv/gjykatës në Midlands javën e kaluar.

40-vjeçarja Raffia filloi të ëndërronte një karrierë juridike kur ishte vetëm 11 vjeçe. Sidoqoftë, ajo u rrit duke pyetur veten nëse “njerëzit që duken si unë”, ose nëse një grua e klasës punëtore që ende i përket një pakice etnike, mund të ketë sukses në atë botë. Afro 30 vjet më vonë, ajo nuk është vetëm një avokate e suksesshëm, pas emërimit tëshmë dhe si zv/gjykatëse.

Në një intervistë për Metro, Raffia tha se emërimi i saj është një mesazh i rëndësishëm për të gjitha gratë, dhe veçanërisht për gratë muslimane, se nëse përpiqen, paçka shumë e shumë pengesave e vështirësive, patjetër që do ia dalin. /tesheshi.com/

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet