Pendarovski rithekson në RTS se zgjidhja Kosovë-Serbi duke ndryshuar kufijtë, nuk është e mirëseardhur

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, beson se Ballkani Perëndimor dhe BE-ja duhet të mbajnë një samit në të cilin çdo alternativë jashtë anëtarësimit të plotë duhet refuzuar.

Në një intervistë për transmetuesin publik serb RTS, të cilën e transmeton “Europeanwesternbalkans”, Pendarovski foli edhe për deklaratën e tij të mëhershme rreth zgjidhjes mes Kosovës e Serbisë, që tha se zgjidhja përmes ndryshimit të kufijve nuk është e mirëseardhur.

Kjo deklaratë shkaktoi reagime negative në qeverinë serbe, por tha se kjo është legjitime nga ana e tyre.

“Nuk kam kurrfarë problemi me këtë. Po kujdesem për vendim tim. Më e rëndësishmja është që një vend të mbetet në kufijtë e vetë”, tha Pendarovski, duke iu referuar zgjidhjes si “anakronike”, transmeton Koha.net.

Ai shtoi se pa pjesëmarrjen e komunitetit ndërkombëtar, nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ndonëse vullneti i dy vendeve në këtë proces është qenësor.

Pendarovski tha më tej se vendi i tij nuk e sheh veten si “fqinj evropian”, që është një kategori që aplikohet për vendet e Partneritetit Lindor, Moldavia dhe vendet e Azisë Qendrore dhe të Afrikës Veriore.

“Ne po negociojmë në mënyrë që të bëhemi shtete anëtare. Gjatë një takimi në Bruksel, delegacionit tonë iu tha s epo shqyrtohet një alternativë e anëtarësimit, në formën e një tregu më të gjerë evropian pa institucione politike”, tha ai, transmeton Koha.net.

Ideja e tij për samitin Ballkan Perëndimor-BE është që të dërgojë mesazhin se kjo nuk është e kënaqshme.

“Besoj se të gjithë ne që jemi të prekur nga kjo duhet të nënshkruajmë në Deklaratë, se pas shumë vitesh nuk jemi as për së afërmi të kënaqur me anëtarësimin në Zonën Ekonomike Evropiane”, potencoi Pendarovski.

Presidenti i Maqedonisë Veriore tha se do të vizitojë Serbinë më 22 nëntor, me ftesë të homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet