Pence filloi vizitën në Izrael, takon kryeministrin Netanyahu

Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë amerikan, që prej kurë presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njohu Kudsin për “kryeqytet të Izraelit”

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Mike Pence, filloi të hënën vizitën e tij në Izrael, ndërsa i pari në axhendën e takimeve ishte takimi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, të cilin e takoi në Kudsin Lindor.

Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë amerikan, që kurë presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njohu Kudsin për “kryeqytet të Izraelit”.

Zyrtarët palestinezë kanë refuzuar të takohen me Pence gjatë qëndrimit të tij në Kuds, në shenjë proteste për vendimin e Trumpit i cili ngjalli zemërimin dhe reagime negative në vendet arabe dhe në botën muslimane, përfshirë protestat në territoret palestineze, ku si pasojë u vranë 17 persona.

Një ditë më parë, gjatë takimit me ambasadorët izraelitë në botë, Netanyahu i dha zv.presidentit të SHBA-ve epitetin e një miku të madh të Izraelit.

Gjatë ditës së sotme është paraparë që Pence të mbajë një fjalim në Knesset (Parlamenti i Izraelit), por i njëjti do të bojkotohet nga deputetët arab.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet