Pema që “hallakati” shqiptarët: Askush nuk po ia di emrin

Dy foto të publikuara nga faqja “Gramshi tek ju” me mbishkrimin “Kush më thotë çfarë frute është”, ka hasur në një varg reagimesh në rrjetin social Facebook.

Bëhet fjalë për një pemë e cila është fotografuar në fshatin Plepas të Njësisë Administrative Tunjë.

Autori ka dashur të saktësojë llojin e frutës dhe në profilin e tij kanë vërshuar qindra komente.

Qytetarët kanë mendime të ndryshme.

Disa shprehen se ajo është një kumbull e egër, të tjerë shkruajnë se ajo është një kulumbri.

Por ka edhe nga ata që sjellin emra se si quhet kjo pemë në vende të ndryshme të botës.

Kategoritë
Të ndryshme

Të ngjajshmet