PDK’ja do bëj koalicion më këto parti

Pak ditë para se të shpërndahet Kuvendi, ka nisur ‘gjuetia’ e partive. Ishin PSD e AAK, që të hënën zyrtarizuan një koalicion parazgjedhor. Por, lëvizje pati edhe tek partitë e tjera.

Kreu i LDK’së, takoi gjithashtu Shpend Ahmetin e PSD’së, dhe Fatmir Limajn e NISMA’s.

Derisa partitë e mëdha po e refuzojnë PDK-në, ato të voglat nuk po e bëjnë të njëjtën gjë.

Mirëpo, refuzimi nga ana e partive të mëdha, PDK-së nuk po ia ndryshojnë sjelljet, madje këta të fundit thonë se në zgjedhje mund të shkojnë edhe të vetëm.

Nënkryetari i PDK’së, Enver Hoxhaj, ka thënë se kushti i partisë së tij është që Kadri Veselit ë jetë kryeministër.

“Kolaicionet, çështje të partive. E kemi thënë prej kur Z.Haradinaj ka dhënë dorëheqje që koalicioni i vetëm që ka PDK’ja në këto zgjedhje është koalicioni me qytetarët. Ne jemi të hapur për çdo parti për koalicione paszgjedhore, por parakushti i vetëm është që posti i kryeministrit të udhëhiqet nga Veseli, dhe qëndrojmë prapa një premtimi të tillë. Ndërsa se me kë mund të qeverisim, këtu nuk ka ndonjë vijë të kuqe.”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj pranoi se janë në kontakt të vazhdueshëm me disa parti, por përjashton ato të mëdhatë.

“Ka subjekte të tjera parlamentare dhe joparlamentare që jemi në kontakt, por për zgjedhje shkojmë vetëm. Besoj që gjatë ditëve të ardhshme kur të bëhen listat zgjedhore, por kjo listë zgjedhore do jetë e PDK’së, nuk do të ketë subjekte të mëdha politike që mund ta krijojnë një konfuzion në raport me elektoratin e PDK’së”, është shprehur Hoxhaj.

Më tej Hoxhaj tha se kjo parti nuk do të ndryshojë qasje ndaj shpërndarjes së kuvendit.

“Ne kemi qenë të vendosur që të ndodhë shpërbërja e kuvendit, nuk mendojmë se duhet të krijohet vakuum institucional”, ka thënë ai.

Ndërkohë, këto takime e koalicione, sipas njohësve të çështjeve politike, kanë shtyrë secilën parti të bëjnë lëvizje, përfshirë edhe PDK’në.

“PDK mund të ndihet e befasuar, pasi secili subjekt poltiik po deklarohet kundër bashkëpunimit me të, por ajo do të reflektojë dhe të kërkojë një koalicion për të mos dalë në opozitë port ë qëndrojë në pushtet’, ka thënë Ramush Tahiri, njohës i çështjeve politike.

Njëjtë mendon edhe Fisnik Halimi, i cili shton se koalicioni që u arrit nuk e rrezikon PDK’në.

“Heshtja e PDK’së ishte normale, pasi besojë që PSD’ja ishte e vetëdijshme qe një kaolicion i tillë nuk e rrezikon fitoren e PDK’së. Sa I përket marrvëshjeve tjera, si PDK dhe të tjerat të gjitha janë në lëvizje në mënyrë që të dalin të parat në zgjedhje. PDK’ja po trumpetohet si një parti e izoluar, por edhe në PDK ka lëvizje për një koalicion parazgjedhore”, ka thënë Halimi.

Njohësit e çështjeve poltiike, gjithashtu besojnë se Kuvendi do të shpërndahet të enjten.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet