PDK thotë se nuk duhet të bëhet dallimi në moshë sa i përket pagës minimale

Partia Demokratike e Kosovës konsideron se përcaktimi i pagës minimale nuk duhet të behet në dy nivele.

Në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për rritjen e pagës minimale, Safete Hadergjinaj, deputete e PDK-së, tha se nuk duhet të bëhet dallimi në moshë në pagën minimale.

Hadërgjonaj tha se kur është përcaktuar paga minimale me ligj, në dy nivele, atë 130 dhe 170 euro, nuk ka qenë përcaktim i mirë.

 

Hadergjonaj: Paga minimale mos të përcaktohet në dy nivele

Nëse duhet të përcaktojmë pagën minimale është mirë që mos të përcaktohet në dy nivele, por të ketë një pagë minimale. Nuk mund të bësh dallim në moshë ne të punësuarve që përcaktohet edhe paga minimale. Rregullimi ligjor i pagës minimale tek ne nuk ka kaluar pa debate në lidhje me atë se një detyrim rregullues i jep apo jo efektet pozitive. Ne kemi nevojë për një analizë të mirëfilltë për rritjen e pagës minimale”, tha ajo.

Sipas saj, në kushtet kur informaliteti është i lartë, rritja e pagës minimale mund të mos jep efekte pozitive dhe mund të sjell deri të shkurtimi i vendeve të punës.

Megjithatë, ajo tha se marrja e vendimit për pagën minimale duhet të bëhet sepse e parasheh edhe ligji, por shtoi se shumë e rëndësishme për punëtorët është që ligji për punën të ketë zbatueshmëri.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet