PDK-ja e AAK-ja as me koalicione nuk mund t’ua rrezikojnë vendet e para LVV-së dhe LDK-së

Të gjitha subjektet politike që i janë futur garës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, janë të mbushura me motiv për fitore. Secili prej anëtarëve ose kandidatëve për deputetë, po përpiqet që ta bind opinionin publik që ai dhe partia që e përfaqëson është më e mira ofertë që u ofrohet votuesve – shkruan Gazeta e Re.

Është bërë traditë që në ditët e fushatës, qoftë ajo edhe e parakohshme, të bëhen publike rezultatet e sondazheve të ndryshme, për ta bindur opinionin publik që njëra prej partive, cilado qoftë ajo, është më përpara se sa të tjerat në garën e zgjedhjeve. Pak diskutohet rreth programit dhe orientimit politik, më pak rreth profilit të kandidatëve, e më shumë shkëmbehen akuza të ndërsjella që kanë pak të bëjnë me realitetin që ato parti i përfaqëson.

Por kur jemi te propaganda dhe lufta mediatike, analisti Blerim Burjani mendon që në këtë pikë, Lëvizja Vetëvendosje është e para.

«Është e saktë mareketingu më i madh është bërë nga VV. Ka edhe personalitete dhe pronarë të televizioneve private që lobojnë për këtë parti» – thotë ai. Por për sa i përket listës së kandidatëve për deputetë, konsideron që LDK ka ofruar një ofertë më të mirë:

«VV s’ka listë të deputetëve por shumica e tyre janë anonim për shtetin, për publikun dhe qytetarin, përderisa LDK ka një listë repreznetative me kuadro që njihen nga institucione të ndryshme…». Të dyja këto subjekte kanë përparësi në raport me të tjerat.

Përderisa «PDK ka listën me servilë të Thaçit dhe pak shumë të modifikuar dhe të adoptuar për rrethana të reja.» Ajo që po e nxjerrë qesharake këtë parti, është vet motoja e saj sipas Burjanit:

«Lufta kundër korrupsion është motoja e PDK-së që e ka bërë event dhe përgjegjësi numër 1 për shkatërrimin institucionale. PDK duhet të distancohet me emra dhe mbiemra ndaj njerëzve që kanë kontrolluar dhe kontrollojnë sot punësimin, institucionet e gjithçka. E propagnada e bërë për VV është karkateristika kryesore e kësaj parafushate interesante.»

«Realiteti është me ndryshe. LDK ka njerëz të rinj në 10-shen e parë dhe kjo është pozitive shumë. Një gjeneratë e re, jo e mesme, në këtë parti po avancohet.»

E për sa u përket rivalëve të tjerë, koalicionet ndërmjet AAK-së dhe PSD-së, përkatësisht NISMA-s dhe AKR-së, ato nuk do t’ua rrezikojnë assesi vendin e parë LVV-së dhe LDK-së.

Koalicioni ndërmjet PSD-së dhe AAK-së, sipas Burjanit, ishte thjeshtë i gabuar, ndërsa AKR-ja dhe NISMA, sipas tij, do të duhej të i bashkëngjiteshin PDK-së.

Për sa u përket ardhjeve të reja në LVV, Burjani nuk mendon që kanë fort lidhje me traditën antiestabilishment të kësaj partie. Pjesa tjetër, sipas tij ky subjekt kryekëput varet jo vetëm nga votat e qytetarëve të pakënaqur, «përderisa LDK-ja dhe PDK-ja e kanë klientelën e vet, dhe dihet kush i voton, edhe pse këto janë shpenzuar qe 20 vjet si subjekte politike.»

Megjithatë, në disa sondazhe, LVV është radhitur si subjekti me listën më të fortë me kandidatë për deputetë. Duket që kombinimi i disa figurave që tashmë kanë ndërtuar karrierë në politikë, deputetëve të deridjeshëm nga radhët e këtij subjekti, dhe ekspertëve të fushave të ndryshme që kanë ardhur te ky subjekt, po rezulton si një ofertë tejet joshëse për qytetarët./Gazetaere.com/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreTema e Ditës

Të ngjajshmet