PD letër Kolegjit Zgjedhor: Pezullo dhënien e mandatave për Këshillat Bashkiakë

Opozita shqiptare i ka dërguar një letër Kolegjit Zgjedhor, duke i kërkuar të pezullojë dhënien e mandatave për Këshillat Bashkiakë, derisa Gjykata Kushtetuese të vendosë.

Letra e opozitës është dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm  i PD, Gazment Bardhi, para nisjes së shqyrtimit në kolegj të çështjeve për shpërndarjen e mandateve të këshilltarëve bashkiakë.

Po ashtu, letra për pezullimin e  shpërndarjes se mandateve nga Kolegji, informohet ODIHR, ONM, BE, ambasadat kryesore në Tiranë.

“Shoqata e Bashkive ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për kushtetueshmërinë e votimeve të 30 Qershorit. Pa u shqyrtuar çështja në Gjykatën Kushtetuese, Kolegji Zgjedhor ka pengesë ligjore për të bërë shpërndarjen e mandateve të Këshillave monopartiake Bashkiake. Sipas Kodit të Procedurës Civile, Kolegji Zgjedhor ka detyrimin ligjor të vendosë pezullimin e gjykimit, për shkak se “çështja nuk mund të zgjidhet para se të zgjidhet një çështje tjetër. Ligji detyron Kolegjin të nos marrë vendim pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese mbi kushtetueshmërinë e Dekreteve të Presidentit. Standardet e shqyrtimit gjyqësor te mosmarrëveshjeve në rrezik nga presioni i vetingut mbi disa anëtarë të Kolegjit Zgjedhor”, thekson Bardhi.

Ai shprehet se vendimet e deritanishme të Kolegjit Zgjedhor janë të pambështetura në ligj dhe të motivuara politikisht, sipas interesit të Qeverisë.

Gjithashtu, PD thekson se sa kohë janë në fuqi dekretet për zgjedhje në 13 tetor, mandatet e këshilltarëve bashkiakë nuk mund të shpërndahen./atsh/

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet