Pavarësisht propagandave të zeza, numri i turistëve të huaj në Turqi rritet për 24 për qind

Ministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, bëri të ditur se numri i turistëve të huaj që kanë vizituar Turqinë është rritur për 24 për qind.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, ministri Ersoy ka shpërndarë informacionet për të dhënat për turizmin në vend për muajin prill, transmeton AA.

Ministri Ersoy, duke theksuar se numri i turistëve të huaj në Turqi është rritur për 24 për qind në muajin prill, tha se më së shumti vizitorë ka nga Gjermania me një rritje prej 48 për qind.

“Në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar në Turqi, numri i turistëve është rritur. Në muajin prill më së shumti turistë ka nga Gjermania, më pas vijojnë turistët nga Rusia me një rritje prej 34 për qind, ndërsa në vendin e tretë gjenden turistët e Britanisë së Madhe, me rritje prej 31 për qind”, theksoi ministri Ersoy.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet