Pavarësisht masakrave monstruoze, Izraeli vazhdon t’i shesë armë Mianmarit (Foto)

Krimet monstruoze që po kryhen pothuajse çdo ditë nga ushtria mianmereze ndaj komunitetit mysliman Rohingya në zonën Arakan, nuk po paraqesin shkak që qeveria Izraelit të ndërpresë shitjen e armëve, shkruan Gazeta e Re.

Izraeli po vazhdon ta furnizojë me armë ushtrinë e Mianmarit. Shteti budist, i cili ka instaluar tash e sa vite dhunë, e së fundmi edhe spastrim etnik ndaj muslimanëve Rohingya, po mbështetet nga Izraeli, i cili e furnizon me armë në mënyrë të rregullt.

Edhe pse Mianmari për një kohë të gjatë është përballur me sanksione nga ana e OKB-së dhe shteteve perëndimore, kjo nuk ka ndikuar në biznesin ndërmjet dy shteteve.

Në lidhje me çështjen kanë reaguar me dhjetëra gazeta ndërkombëtare të cilat kanë publikuar edhe faturat ku ishin të përfshira shuma dhe tipat e armëve. Edhe gazeta izraelite ‘Haaretz’ kishte transmetuar këtë lajm si të papranueshëm duke kritikuar rëndë qeverinë izraelite.

 

Kategoritë
BotaLajme