Pavarësia e Kosovës festohet me entuziazëm në Stamboll, mori pjesë edhe Bianli Yıdlırım (Foto)

11 vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës u festua edhe në diasporë, e kur përmendet diaspora, Turqia zë një vend të rëndësishëm në këtë drejtim, pasi që numri i emigrantëve shqiptar në Turqi llogaritet afro 3,5 milion, -shkruan Gazeta e Re.

Në Stamboll, Ankara, por edhe në qytete tjera të Turqisë, shqiptarët e atjeshëm kanë festuar njëmbëdhjete vjetorin e pavarësisë së Kosovës me entuziazëm.

Më poshtë ju sjellim pamje nga festimi i 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, organizuar në Stamboll, nga Qendra e Kulturës Shqiptare “Sami Frashëri” dhe shoqata “Anadolu Yakası Rumeli Göçmenleri Kültür ve Dayanışma”, ku nga kosova kishte shumë zyrtarë të lartë ndër ta edhe ministrja e integrimeve evropiane, Dhurata Hoxhaj, në anën tjetër në ketë ceremoni mori pjesë edhe ish kryetari i Kuvendit e Republikës së Turqisë, Binali Yıldırım i cili aktualisht ka lënë këtë post për të garuar për postin e kryetarit të Stambollit.

Festë kishte edhe në qytetin e Bursës dhe Edirne, ku kosovarët gjenden në numër të madh. Përvjetori i pavarësisë u festua edhe në Izmir, qyteti i dyte pas Stambollit me numër më të madh të shqiptarëve. /Gazetaere.com/

Kategoritë
DIASPORALajme

Të ngjajshmet