Patriku i Kishës Greke falënderon Turqinë për restaurimin dhe rihapjen e Manastirit Sümela

Në një bisedë telefonike, Bartholomeos i shprehi presidentit Erdoğan mirënjohjen e tij për mbështetjen dhe interesin për restaurimin e Manastirit Sümela.

Patriku i Kishës Greke në Stamboll, Bartholomeos, falënderoi presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për restaurimin dhe rihapjen e Manastirit Sümela, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç bëhet e ditur në një njoftim të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Erdoğan dhe Bartholomeos zhvilluan një bisedë telefonike.

Bartholomeos i shprehi presidentit Erdoğan mirënjohjen e tij për mbështetjen dhe interesin për restaurimin e Manastirit Sümela, thuhet në njoftimin e drejtorisë.

Gjithashtu bëhet e ditur se Bartholomeos gjithashtu uroi festën islame të Kurban Bajramit.

Presidenti Erdoğan, përmes video-lidhjes rihapi sot Manastirin Sümela, një manastir historik në provincën Trabzon të Detit të Zi.

Në Manastirin Sümela, një nga qendrat më të rëndësishme të turizmit fetar në Turqi, përfunduan punimet e restaurimit, peizazhit, përforcimit dhe hulumtimit të shkëmbinjve në aspektin gjeologjik dhe gjeoteknik.

Për arsye të rrezikut të rënies së shkëmbit, pjesa deri në oborrin e Manastirit Sümela ishte mbyllur për vizita në shtator të vitit 2015, ndërsa pas përfundimit të fazës së parë të projektit përreth objektit sërish ishte hapur për vizita më 25 maj 2019.

Manastiri Sümela, që ndodhet në rrethin Maçka të Trabzonit, ka rëndësi historike dhe kulturire, ndërsa nga viti 2000 është pjesë e Listës së Përkohshme të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Në Manastirin historik Sümela, më 15 gusht të vitit 2010, pas 88 vitesh u mbajt ceremoni fetare me leje të Ministrisë së Kulturës dhe Turqizmit të Turqisë.

Manastiri i cili është i ndërtuar buzë shkëmbit, ka tërhequr vëmendjen e vendasve dhe të huajve, duke u frekuentuar nga qindra-mijëra vizitorë çdo vit.

Sipas agjencisë së OKB-së, ndërtimi i manastirit kishte filluar në vitin 385.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet