“Pastrimi i Sirte-s dhe Jufra-s nga mercenarët është bërë i detyruëshëm”

Zëdhënësi i ushtrisë Mohamed Qanunu ka thënë se Sirte, një pikë qendrore e krimeve dhe mercenarëve rusë që u mundën në Tripoli dhe Tarhuna, është bërë vendi më i rrezikshëm për paqen dhe sigurinë e Libisë.

Pastrimi i Sirte-s dhe al-Jufra-s nga mercenarët rusë është bërë i detyrueshëm, tha ushtria libiane të shtunën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i ushtrisë Mohamed Qanunu ka thënë se Sirte, një pikë qendrore e krimeve dhe mercenarëve rusë që u mundën në Tripoli dhe Tarhuna, është bërë vendi më i rrezikshëm për paqen dhe sigurinë e Libisë, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e shtypit e operacionit ushtarak Burkan Al-Ghadab (Vullkani i Tërbimit).

Qanunu tha se mercenarët e grupit Wagner e kanë shndërruar bazën dhe aeroportin Jufra në një qendër komande për të marrë nën kontroll fushat jugore të naftës.

“Ne jemi të vendosur t’i çlirojmë këto vende duke bërë paqe ose duke përdorur fuqi armësh”, shtoi ai.

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi tha javën e kaluar që Kajro mund të nisë “misione të jashtme ushtarake” në Libi “nëse kërkohet”, duke thënë se “çdo ndërhyrje e drejtpërdrejtë në Libi tashmë është bërë e ligjshme ndërkombëtarisht”.

Al-Sisi tha se bazat ajrore të Sirte-s dhe al-Jufra-s janë një “vijë e kuqe”, duke i bërë thirrje ushtrisë së tij “të jetë e përgatitur të kryejë çdo mision brenda kufijve, ose nëse është e nevojshme edhe jashtë kufijve”.

OKB-ja e njeh qeverinë libiane të kryesuar nga Fayez al-Sarraj si autoriteti legjitim i vendit.

Qeveria nisi operacionin “Stuhia e Paqes” kundër forcave jolegjitime të Khalifa Haftarit në mars për të kundërshtuar sulmet ndaj Tripolit, dhe së fundmi ka çliruar vendet strategjike, duke përfshirë qytetin Tarhuna, fortesën e fundit të Haftarit në Libinë perëndimore.

Qeveria libiane ka dënuar ashpër mbështetjen ushtarake nga Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Franca dhe Rusia për sulmet e Haftarit në Tripoli, të cilat filluan më 4 prill 2019.

Kategoritë
BotaLajme