Pasojat psikologjike, kush u prek më shumë nga pandemia Covid-19?

Edhe pse nuk ka ende një studim, sociologia Entela Binjaku thotë se të rinjtë janë kategoria më e prekur psikologjikisht nga pandemia.

Jo më pas mbeten edhe ata persona që për shkak të Covid-19 humbën vendin e punës.

Binjaku: Nuk kemi studime por të rinjtë mendoj se janë ndikuar më së shumti sepse u është dashur të humbasin raportet me të tjerët dhe rinia është ajo fazë e jetës ku marrëdhëniet me të tjerët janë mjaft të rëndësishme dhe ku përcaktojnë mjaft prej orientimit të të rinjve në jetë. Një shtresë tjetër që u prekën më së shumti janë të gjithë ata që humbën vendet e punës dhe e kam fjalën kryesisht për kryefamiljarët që janë të shqetësuar për ecurinë ekonomike të familjes së tyre. Po kështu edhe të sëmurët kronikë, të cilët nuk morën vëmendjen që u takon.

Binjaku tërheq vëmendjen edhe te stafi mjekësor në frontin e parë me virusin që prej muajsh vijojnë betejën me sëmundjen.

Binjaku: Shërbimi shëndetësor shqiptar është në një vështirësi reale.Ka mjaft dëshmi nga mjekët dhe punonjësit shëndetësorë që ankohen për mospajisjen e duhur në përballje e këtë rrezik të madh. Ka ardhur koha që pas gjithë këtyre muajve ata të marrin atë shpërblim që u është premtuar, të marrin gjithë meritën që u takon.

E ndërsa flitet për një valë të dytë në vjeshtë, sociologia për Rtv Ora thotë se tashmë secili prej nesh ka një informacion të bollshëm rreth këtij virusi dhe këshillon qytetarët të kenë më shumë besim te institucionet.

Binjaku: Do të duhet ta marrim më me besim te vetja ose të shërbimet që ofrohen se jo domosdoshmërisht janë të dyshimta dhe të pasakta. Kjo do të ishte mënyra më e mirë sesi ne mund ti qasemi një realiteti të ri që mund të vijë në shtator apo në muajt në vazhdim.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi

Të ngjajshmet