Pasi që shërbyen në Turqi u emëruan në krye të inteligjencës dhe CIA-së

Richard Moore, Gina Haspel dhe Bernard Emiem janë  emëruar në krye të shërbimit të inteligjencës dhe të CIA-së, veçoritë të përbashkëta të këtyre janë ushtrimi i detyrës në Ankara të Turqisë në pozita të ndryshme  dhe që flasin në mënyrë të rrjedhshëm gjuhën turke.

Ministria e Jashtme britanike tha në një deklaratë se kryeministri Boris Johnson emëroi Richard Moore-in si shef i ri i shërbimit të inteligjencës së jashtme britanike MI6.

Ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Ankara, Richard Moore, është emëruar si kreu i ri i shërbimit të inteligjencës së jashtme britanike MI6.

Moore, i lindur në Libi, më parë kishte mbajtur misione të ndryshme dhe këshillime për sigurinë kombëtare në MI6.
 

Ai ka shërbyer në  Turqi,Pakistan dhe Malajzi.

Mendohet gjithashtu se Moore ishte një nga ata që ndoqi nga afër luftën Siriane dhe Libi dhe ishte efektiv në emërimin e tij.

Përveç Moore edhe dy të tjerë kanë shërbyer në Turqi ku pastaj kanë kaluar në krye të inteligjencës së shteteve të ndryshme

Gina Haspel e cila kaloi në krye të CIA-së kishte shërbyer në Turqi

Në detajet në informacionin CV të publikuar nga CIA, thuhet se Haspel flet në mënyrë të rrjedhshme  turqishtën, Haspel thuhet se ka shërbyer në Ankara në vitin 2000. Ajo ka deklaruar se mësoi turqisht në Turqi dhe u vendos qëllimisht për këtë arsye.

61-vjeçarja Gina Haspel shërbente në zyrën e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në Evropën Qendrore, Turqi dhe vendet e Azisë Qendrore ku dihet se në një kohë të gjatë ka punuar në këto vende.

Edhe Franca në krye të intelegjencës Franceze kishte sjellur ish-ambasadorin e Turqsië

Ish Ambasadori i Francës në Turqi Bernard Emiem është emëruar në krye të  njësisë së inteligjencës së huaj franceze në vitin 2017 (DGSE)
 

Bernard Emie shërbeu si Ambasador i Frnacës  në Ankara në vitet 2007-2010

Në periudhën kur ushtronte detyrën e Ambasadorit kishte përplajse në mes të Turqisë dhe Francës për shkak të kundërshtimeve të presdientit francez Nikola Sarkozy, ndaj procesit të Turiqsë në BE./Gazetaere

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet