Pasi bën postimin e fundit në “Facebook”, aksidenti tragjik i merr jetën futbollistit

Lojtari i Coogee United, Deklan Gilmartin , 29 vjeç,  mëngjesin e së dielës humbi jetën në një aksident tragjik me makinë.

Ai  ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes. Ndërsa dy pasagjerët që udhëtonin në të njëjtën makinë me 29-vjeçarin mbetën të plagosur dhe u nisën menjëherë drejt spialit më të  afërt.

Javën e kaluar, Z. Gilmartin ndau në llogarinë e tij në “Instagram” momente nga pushimet e tij. Ai gjatë gjithë kohës publikonte pamje nga udhëtimi qe po bëntë bashkë me miqtë e tij.

Futbollisti  vetëm pak para se të pësonte aksidentin i cili do i merrte jetën kishte postuar rrugëtimin për në bregdetin e Queensland, duke mos e ditur që ai post fatkeqësisht do të ishte posti i tij i fundit.

Kategoritë
Sport