Pas vdekjes së George Floyd protestuesit e zemëruar dogjën gjithçka, 5000 ushtarë të Gardës Kombëtare “zbarkojnë” në Minneapolis

Garda Kombëtare me mbi 500 ushtarë është urdhëruar të “zbarkojë” në rrugët e Minneapolisit, pasi turma e protestuesve të zemëruar dogjën pjesë të gjithçka gjatë natës së tretë me radhë të demonstratave që i parapriu vdekja e George Floyd.

Minneapolisi ka mbetur me rrënoja të shumta ku qindra lokale të bizneseve të vogla janë djegur e shkatërruar, derisa stacioni i policisë për pak sa nuk është marrë nën kontroll nga masa, transmeton Telegrafi.

Gjeneral-major Jon Jensen nga Garda Kombëtare e Minnesotas, ka deklaruar se afro 500 ushtarë janë dërguar në rrugët ku kanë ndodhur djegiet e shkatërrimet.

Fotografi rrëqethëse tregojnë pasojat e demonstratave ku pothuajse e tëra zona ku kishin dalë turma është shkatërruar nga zjarri. Aty madje ende shihet tymi i zi duke u ngritur në qiell, derisa ekipet e zjarrfikësve po punojnë në atë që e quajnë pastrim të rrënojave.

Trupat e Gardës Kombëtare për të parandaluar më të keqen kanë bllokuar rrugët ku janë dëmtuar bizneset. Ata ishin rreshtuar njëri pas tjetrit duke bllokuar zgjerimin e dhunës në zona tjera.

Gjithçka filloi pas vdekjes së George Floyd, të cilit një polic i mbante gjurin në qafë dhe nuk mund të merrte frymë. Bëhet fjalë për policin tashmë të shkarkuar dhe burgosur Derek Chauvin, i cili po akuzohet për vrasje të shkallës së tretë.

Skena të ngjashme kaotike janë parë në New York, Ohio, California dhe Colorado, ku ka pasur të shtëna armësh në Denver ku qindra qytetarë marshonin duke kërkuar drejtësi. Në anën tjetër presidenti Donald Trump, ka njoftuar se pas eskalimit të situatës do të urdhëroj dërgimin e trupave të Gardës Kombëtare. /Telegrafi/

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet