Pas tërmetit në Kroaci, presidenti Erdoğan përcjell ngushëllime për popullin kroat

Presidenti Erdoğan realizoi një bisedë telefonike me homologun e tij kroat, ku tha se Turqia është e gatshme të sigurojë ekipe të kërkim-shpëtimit, si dhe të gjithë ndihmën që është e nevojshme

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në një bisedë telefonike i ka shprehur ngushëllime homologut të tij kroat, Zoran Milanoviç, për tërmetin që goditi sot Kroacinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria Turke e Komunikimeve njoftoi se presidenti Erdoğan realizoi një bisedë telefonike me homologun e tij kroat, ku tha se Turqia është e gatshme të sigurojë ekipe të kërkim-shpëtimit, si dhe të gjithë ndihmën që është e nevojshme.

Më herët gjatë ditës, një tërmet i fuqishëm prej 6,3 ballësh goditi kryeqytetin kroat Zagreb.

Sipas të dhënave të deritanishme, një vajzë 12-vjeçare humbi jetën dhe dhjetëra persona u plagosën në incidentet e lidhura me tërmetin.

Kategoritë
BotaLajme