Pas stërvitjevetë NATO-s në Evropë,Serbia dhe Rusia do të realizojnë stërvitjet ushtarake të përbashkëta

Parashutistët e Serbisë arritën sot në Rusi ku do te realizojnë stërvitje ushtarake bashkë me ato të Rusisë, dhe Bjellorusisë.

Stërvitjet ushtarake do të mbahen në qytetin Novorusi. Në këto stërvitje për herë te parë do të përdoren armatimet luftarake te tipit ‘Rakusha’, BMD-4M dhe minat smart antitanke 2S25 ‘Sprut – SD’’.

Stërvitjet ushtarake do të vazhdohet prej 23 deri në 25 Qershor te këtij viti. Ministria e Mbrojtjes  Ruse në kumtesë shpjegon se në këtë stërvitje do të bëhet përgatitje për batalione multinacionale dhe operacione tkundër terrorizmit.

Në këtë stërvitje, prej Rusisë do të marrin pjesë 700 ushtarë ndërsa pres Serbisë 50 dhe prej Bjellorusisë 250 ushtarë.

Ndryshe, Serbia dhe Rusia ka filluar stërvitjet ushtarake prej vitit 2014. Stërvitja e parë është realizuar në 2014 e cila është quajt ‘Srem 2014’’ në 2015 stërvitjet kanë vazhduar nën moton e ‘Vëllazëria Sllovene 2015’’dhe për herë të pare në këtë vit u bashkua  edhe Bjellorusia, transmeton Gazeta e Re.

 

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet