Pas shumë kohe pritjeje, vjen ftesa nga Argjentina për Icardin

Sulmuesi i Interit më në fund do të kthehet në kombëtaren e Argjentinës.

Pritjes së gjatë i vjen fundi. Tek Argjentina ka ardhur momenti i Mauro Icardit. Kapiteni i Interit sipas të gjitha gjasave do të grumbullohet nga përfaqësuesja Albiceleste për dy sfidat miqësore të muajit qershor ndaj Brazilit dhe Singaporit.

Trajneri i ri Jorge Sampaoli i cili pritet të emërohet zyrtarisht ditët në vijim e ka përfshirë kapitenin e Interit në listën e të grumbulluarve me Icardin që në këtë mënyrë do të ketë mundësi të tregojë vlerat e tij edhe te Argjentina.

Icardi është grumbulluar për herë të parë nga Argjentina në vitin 2013, me përfaqësuesen albiceleste që në atë periudhë drejtohej nga Sabella. Sulmuesi 24-vjeçar edhe këtë sezon ka qenë një nga futbollistët më të mirë të Interit në Serie A. /kp/

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet