Pas mbledhjes 6 orëshe dakordohen Turqia dhe Rusia: “Nuk do të lejojmë asnjë ‘axhendë separatiste’ në Siri”

Pas takimit me presidentin rus, Vladimir Putin, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Turqia dhe Rusia nuk do të lejojnë asnjë ‘axhendë separatiste’ në Siri.

Erdoğan theksoi se Turqia pret që Komiteti Kushtetues Sirian të çojë në ‘tranzicion politik’ gjithëpërfshirës në Siri, raporton AA, përcjell Gazeta e Re.

“Të gjithë terroristët e YPG-së me armët e tyre do të nxirren nga qytetet siriane Tal-Rifat dhe Munbixh”, u shpreh Erdoğan.

Erdoğan theksoi se Ankaraja dhe Moska janë pajtuar për ‘marrëveshjen historike’ për të garantuar integritetin territorial dhe unitetin politik të Sirisë, si dhe luftën kundër terrorizmit.

“Turqia dhe Rusia do të formojnë një mekanizëm të përbashkët për të vëzhguar marrëveshjen mbi Sirinë dhe koordinimin e saj”, u shpreh ai.

Erdoğan po ashtu njoftoi se terroristët e YPG/PKK-së në 150 orët e ardhshme do të nxirren jashtë zonës ku po zhvillohej operacioni i Turqisë.

Putin njoftoi se Komiteti Kushtetues Sirian do të zhvillojë takimin e tij të parë në 29-30 tetor në Gjenevë.

“Janë marrë vendime pas një pune të gjatë për të zgjidhur problemin në kufirin Siri-Turqi”, tha Putin.

Putin po ashtu theksoi se garantimi i stabilitetit të qëndrueshëm në Siri do të arrihet vetëm duke respektuar integritetin territorial të vendit.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet