Pas lajmit për vdekjen e Morsit, Egjipti shpalli gjendje të jashtëzakonshme, ja arsyeja…  

Ish-presidenti i parë i Egjiptit i zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Morsi, ka ndërruar jetë, transmeton Gazeta e Re.

Morsi ka ndërruar jete gjatë seancës gjyqësore.

Lajmi është konfirmuar nga televizioni shtetëror i Egjiptit.

Menjëherë pas publikimit të lajmit për vdekjen e Morsit, qeveria e Sisi e cila erdhi me puç ushtarak në krye të qeverisë e shpalli gjendje të jashtëzakonshme në vend.

Sipas mediave ndërkombëtare vendimi erdhi për të ndaluar ndonjë rebelim të mundshëm nga simpatizantët e “Vëllezërve Msulimane” në Egjipt.

Ndryshe, Morsi u zgjodh president i Egjiptit në vitin 2012-të, pas zgjedhjeve të para demokratike të zhvilluara në këtë shtet, si rezultat i ‘Pranverës arabe’, që i dha fund sundimit 30-vjeçar të Hosni Mubarak. Pranvera Arabe e vitit 2011 kishte parë fundin e sundimit 30 vjeçar të presidentit Hosni Mubarak dhe brenda 18 muajve, Mohamed Morsi ishte bërë presidenti i parë demokratik i Egjiptit.

Por pas një viti në detyrë, protestat dhe trazirat pothuajse javore në rrugë duket se arrijnë kulmin me thirrjet që Morsi të japë dorëheqjen dhe madje edhe për ushtrinë që të ndërhyjë. Në korrik të vitit 2013, Morsi u rrëzua me grusht-shtet. /Gazetaere.com/

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet