Pas Casillas, edhe gruaja e tij vuan nga një sëmundje e rëndë

Nuk ka qetësi në familjen Casillas, sepse vetëm pak ditë pasi portieri i njohur spanjoll pësoi një atak kardiak dhe iu nënshtrua një operacioni, bisturia këtë herë preku edhe trupin e bashkëshortes së tij, Sara Carbonero.

Kjo e fundit njoftoi nëpërmjet një postimi në Instagram se është operuar për një tumor malinj në vezore dhe se gjithçka kishte shkuar mirë, ndonëse do t’i duhej të bënte edhe disa muaj trajtim dhe betejë.

“Këtë herë ishte radha ime,. Me kishin konstatuar një tumor malinj dhe mu desh të operohesha. Tani jam mirë, ndonëse më duhet të vijoj betejën dhe trajtimin për disa muaj. Jam besimplotë që gjithçka do të shkojë mirë. E di që rruga do të jetë e vështirë, por fundi i lumtur dhe për këtë kam mbështetjen e familjes time dhe mjekëve”, shkroi në një mesazh në Instagram, Sara Carbonero.

Kategoritë
Të ndryshme

Të ngjajshmet