Pas BE-s dhe Kinës, Trump dyfishon tarifat e çelikut edhe ndaj Turqisë

Presidenti Donald Trump tha se ai sapo ka autorizuar dyfishimin e tarifave të çelikut dhe aluminit “lidhur me Turqinë”.

Në një koment në Twitter, Presidenti Trump thoshte se tarifa për importet e aluminit do të rritet 20 për qind ndërsa për çelikun 50 për qind, Trump deklaronte gjithashtu se, “Marrëdhëniet e SHBA me Turqinë nuk janë të mira tani!”

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj dy zyrtarëve turq në fillim të këtij muaji lidhur me një pastor amerikan të ndaluar, i cili po gjykohet për spiunazh dhe akuza për terrorizëm.

Turqia u kundërpërgjigj me te njëjta hapa duke i vënë në listë të zezë dy ministra të ShBA-së. Anakraja paralajmëroi se masat amerikane do të dëmtonin më tej marrëdhëniet midis dy aleatëve.

Komentet e Presidentit Trump shkaktuan një rënie të mëtejshme të monedhës turke, e cila ra 13 për qind brenda ditës.

Ndërkaq, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri thirrje për qetësi. Ai u bëri thirrje njerëzve të këmbejnë paratë e huaja në lira.

Zoti Erdogan gjatë një fjalimi tha: “Këmbejini eurot, dollarët dhe arin që mbani nën jastëkët tuaj në lira në bankat tona.”

Ai e fajësoi të administratën Trump se po përpiqet ta dëmtojnë Turqinë, duke thënë: “Ky do të jetë reagimi i popullit tim ndaj atyre që po bëjnë një luftë ekonomike kundër nesh”.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet