Pas 40 vitesh identifikohet kufoma, shkak pema e fikut…

Mbetjet skeletore të një njeriu që është gjetur në një shpellë në Qipron Turke janë identifikuar që i përkasin një ushtari turk i cili kishte humbur jetën si pasoj e një shpërthimi të dinamitit në vitin 1974, konkretisht gjate luftës Turko-Greke, transmeton Gazeta e Re.

Për 40 vite me radhë, të afërmit e Ahmet Hergüne nuk kanë ditur se ku është kufoma e tij. Shkak për gjetjen e kufomës është bërë një pemë fiku e cila është lulëzuar brenda në shpellë.

Kurioziteti i një kërkimtarit është bërë shkak për gjetjen e kufomës. Kërkimtari i cili me profesion ishte arkeolog vendosi që të bëj gërmime në këtë vend për ta kuptuar misterin e pemës se fikut e cila ishte tek dhe brenda një shpelle jo të frekuentuar.

Pasi filluan gërmimet, grupi gjeti disa mbetje njerëzore ndër ta edhe pjesët skeletore të ushtarit Ahmet Hergüne.

Për kufomat është dhënë urdhri i autopsisë. Raportet konstatuan se kufomat takonin ushtarëve që ishin zhdukur para 40 vite. Sipas raportit shkaku i fikut brenda në shpellë ishte pasi që Ahmet Hergüne para se të humbte jetën kishte ngrëne fiq, farat e fikut në lukthin e ushtarit me kohë kanë gjetur mjedis të përshtatshëm për tu lulëzuar.

Gjetja e kufomës shkaktoi gëzim tek motra e Hergünit e cila ne moshën 84 vjeçare arriti të zbuloj vëllain e saj.

Ngjarja tejet interesante shkaktoi reagime të madh në vend. /Gazetaere.com/

Kategoritë
BotaKurioziteteLajmeTë ndryshme

Të ngjajshmet