Pas 25 vitesh fiket ueb-kamera më e vjetër në botë

FogCam, projekti më i vjetër i ueb-kamerës ishte dëshmitar i shumë ndryshimeve të botës së internetit si Web 2.0, duke transmetuar 25 vite pa ndërprerë.

Ueb-kamera më e vjetër në botë FogCam, e cila filloi të transmetojë që nga viti 1994, duke filluar nga fundi i këtij muaji nuk do të funksionojë më.

Në deklaratën e ueb faqes së FogCam, thuhet se ueb-kamera e cila në vitin 1994 ka filluar si një projekt studentësh në Departamentin e Teknologjive Arsimore të Universitetit Shtetëror të San Francisco dhe është duke transmetuar nëpërmjet internetit, në fund të këtij muaji do të përfundojë së transmetuari.

FogCam, projekti më i vjetër i ueb-kamerës ishte dëshmitar i shumë ndryshimeve të botës së internetit si Web 2.0, duke transmetuar 25 vite pa ndërprerë. Projekti është zbatuar nga Jeff Schwartz dhe Dan Wong dhe vazhdonte të transmetojë nga pika të ndryshme të kampusit të Universitetit Shtetëror San Francisco.

“Ka një vend të veçantë në historinë e internetit”

Në lidhje me përfundimin e projektit, në deklaratën e FogCam, pavarësisht se interneti ka pësuar shumë ndryshime që nga viti 1994, FogCam gjithmonë do të ketë një vend të veçantë në historinë e internetit.

“Pas 25 vitesh, FogCam do të fiket në fund të muajit gusht. I falënderojmë ndjekësit dhe Universitetin Shtetëror të San Francisco për mbështetjen e tyre gjatë viteve”, thuhet nga FogCam.

Jeff Schwartz, një nga themeluesit e projektit, në deklaratën për gazetarët amerikanë SFGate, duke treguar se është bërë vështirë të gjendet një lokacion i sigurtë që mund të transmetojë FogCam, tha se ka ardhur koha që t’i jepet fund.

Një projekt i ngjashëm si FogCam ishte zbatuar në Universitetin Cambridge në vitin 1991 ndërsa përfundoi në 2001.

Kategoritë
Të ndryshme

Të ngjajshmet