Partia Turke (KDTP) dënon ashpër aktivitetin e sotëm zhvilluar nga RrGK-ja në Prishtinë

Partia Demokratike Turke e Kosovës, përmes një aktiviteti të mbajtur para zyrave të partisë në qytetin e Prizrenit ka dhënë mbështetje të plotë operacionit antiterroristë, “Burimi i Paqes” e cila po realizohet nga Forcat Turke në verilindje të Sirisë, raporton Gazeta e Re.

Në konferencën për media, Partia Demokratike Turke të Kosovës, dega në Prizren dënoi ashpër aktivitetin e organizuar sot nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) kundër operacionit “Burimi i Paqes” ku pati një pjesëmarrje shumë të dobët.

“Sonte këtu me flamujt e Kosovës, Shqipërisë dhe të Turqisë jemi mbledhur për të dhënë një mesazh solidariteti për Shtetin Mik të Turqisë në aktivitetet e saj antiterrorist në verilindje të Sirisë. Turqia e cila strehon mbi 4 milion refugjatë sirian nuk do të lejojë kurrë asnjë prani terroriste përgjatë kufijve të saj. Të gjithë së bashku duhet t’i themi ‘Jo’ terrorizmit. Operacioni zhvillohet në kuadër të respektimit të tërësisë territoriale të Sirisë dhe kjo operacion nuk duhet të komentohet si një operacion kundër kurdëve. Ne japim mbështetjen tonë të plotë për operacionin Burimi i Paqes”, është theksuar në deklaratën e lexuar nga zëdhënësja e Partisë.

Foto: Enis Tabak

Në anën tjetër kryetari aktual i Partisë, njëkohësisht ministri në detyre e Administratës Publike, Mahir Yagcilar në një prononcim për Gazeta e Re tha se aktiviteti i sotëm është një ngjarje e shëmtuar e cila ka për synim dëmtimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

“Forcat Turke ashtu si në vitin 1999 në Kosovë, në çdo vend ku kanë shkuar me vete kanë sjell paqe dhe stabilitet”, shtoi ai.

LEXO EDHE:

Ndryshe, më 9 tetor Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane, PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë. /Gazetaere.com/

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet