Partia kurde, HüdaPar mbështet operacionin e Turqisë në Siri: PKK-ja nuk përfaqëson kurdët

Partia kurde, HÜR DAVA Partisi (HüdaPar), përmes një deklarate për media ka shpërndarë një mesazh mbështetës për operacionin “Burimi i Paqes” e cila po realizohet nga ushtria Turke në Lindje të Eufratit në Siri, transmeton Gazeta e Re.

Deklarata e plotë e HüdaPar:

“Kjo ndërhyrje e Turqisë në Siri nuk është një luftë ndërmjet turqve dhe kurdëve dhe nuk duhet të preceptohet si e tillë. PKK / YPG asnjëherë nuk ka luftuar për kurdët. Në fakt, PKK ka luftuar me kurdët që nuk mendojnë si atë vetë. Ata kanë vrarë dhe kanë dëbuar kurdët që jetonin në Sirinë veriore të cilët nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me ta. Ata (PKK/YPG) nuk e kanë lejuar kurdët të strehuara në Turqi që të kthehen në shtëpitë e tyre në Lindje të Eufratit. Sot, 400 mijë kurdë sirianë janë strehuar në Turqi, 300 mijë kurdë kanë emigruar në Irakun Verior. Ftojmë të gjithë që të përdorin një gjuhë të përgjegjshme duke marrë parasysh këto fakte. Njerëzit autoktonë që kanë migruar nga rajoni duhet të kthehen në atdheun e tyre. Menaxhimi i rajonit duhet t’u transferohet njerëzve vendas, dhe jo grupeve terroriste të cilët kanë qëllime të errëta.

Deklarata orgjinale: https://hudapar.org/web/1105/turkiyenin-suriyedeki

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet