Partia Fjala në Prizren prezantoi 8 kandidatët për deputetë

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka prezantuar të premten në Prizren kandidatët për deputetë që do të garojnë për zgjedhjet e 11 qershorit.

Në këtë prezantim elektoral, Kelmendi ka deklaruar se në partinë e tij të gjithë kandidatët janë të shkolluar e njerëz të ndershëm që duan ta ndryshojnë vendin.

Ai tha se në mesin e kandidatëve për deputetë janë edhe tre me aftësi të kufizuara, kategori kjo që është lënë anash dhe harruar krejtësisht.

Kryetari i Fjalës tha se ai bashkë me subjektin e tij partiak nuk kanë dalë të bëjnë premtime siç po mashtrojnë të tjerët, por sipas tij ata vetëm do të tregojnë se kush do t’i përfaqësojë ata.

Kelmendi me deputetë dolën për të ndarë fletushkat me emrat e kandidatëve nga ana e Prizrenit në dyqane e rrugë. /kp/

Kategoritë
LajmeVendiZgjedhjet Parlamentare 2017

Të ngjajshmet