Partia e ashkalinjve kërkon nga Hoti t’i lirojë qytetarët nga pagesa e rrymës

Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës i ka bërë thirrje kryeministrit Avdullah Hoti, që t’i lirojë qytetarët nga pagesa e rrymës.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, PDAK-ja ka thënë se Hoti duhet ta kuptojë se komuniteti Ashkali ndodhet në gjendje të mjerueshme dhe se duhet të ndihmohen urgjentisht.

“Kryeministër HOTI Ju duhet tani t’jau lehtsoni jetën qytetarve të kosovës sidomos familjeve me të ardhura të vogla. Ztr.Kryeministër ju duhët ta kuptoni se komuniteti Ashkali ndodhet në gjendje të mjerueshme edhe pandemis, tani më jemi të shoqruar edhe një VIRUES I CILI PO MER EDHE JETRA NJERZVE, Andaj kërkojm qe ju ta ndihmoni urgjentisht komunitetin Ashkali dhe gjithë qyretarët me nevoj”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet