Parlamenti grek miraton zgjerimin e ujërave territorialë në 12 milje në Detin Jon

Projektligji që parasheh zgjerimin e ujërave territorialë të Greqisë në Detin Jon u miratua përmes një votimi të hapur nga ana e deputetëve në parlamentin e vendit.

Parlamenti i Greqisë ka miratuar projektligjin për zgjerimin e ujërave territorialë të vendit nga 6 në 12 milje në Detin Jon, raporton Anadolu Agecy (AA).

Projektligji që parasheh zgjerimin e ujërave territorialë të Greqisë në Detin Jon u miratua përmes një votimi të hapur nga ana e deputetëve në parlamentin e vendit.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, në fjalën e tij në parlament para votimit, tha se vendi i tij ka të drejtë të zgjerojë ujërat e tij territorialë dhe pohoi se hapat për këtë çështje janë ndërmarrë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe Konventën e Kombeve të Bashkuara (OKB) mbi Të Drejtën e Detit.

Plan për zgjerimin e ujërave territorialë në lindje të ishullit të Kretës

Duke pretenduar se Athina rezervon këtë të drejtë edhe në rajone të tjera detare krahas Detit Jon, Mitsotakis tha se në mënyrë të ngjashme, planifikojnë të zgjerojnë ujërat e tyre territorialë në lindje të ishullit të Kretës në fazën e ardhshme.

Ndryshe, Greqia dhe Italia nënshkruan një marrëveshje delimitimi për Zonën Ekskluzive Ekonomike (ZEE) në Detin Jon më 9 gusht 2020.

Dekreti për mbylljen e gjireve dhe hartimin e skicave të drejta në zonën detare nga Ishujt e Jonit në afërsi të Shqipërisë në Kepin Tenaro në skajin jugor të Peloponezit, u botua në Gazetën Zyrtare të Greqisë më 27 dhjetor 2020, për të hyrë në fuqi.

Ndërkaq, projektligji i cili parashikon rritjen e ujërave territorialë nga 6 në 12 milje në rajonin e lartëpërmendur detar u paraqit në Parlamentin e Greqisë për diskutimin e ligjvënësve më 9 janar.

“Ne planifikojmë të zgjerojmë ujërat tanë territorialë në lindje të Kretës gjithashtu”, tha dje në parlament ministri i Jashtëm Nikos Dendias.

Kategoritë
BotaLajme