Parisi dhe Berlini përshpejtojnë projektin e baterive për makinat elektrike

Franca dhe Gjermania vendosën sot të përshpejtojnë projektet e tyre për një konsorcium evropian të prodhimit të baterive për automjetet elektrike, për të cilin Brukseli ka dhënë miratimin e tij në parim, duke e gjykuar urgjente të zvogëlohet vonesa e Evropës përballë Kinës.

Gjithsej, pesë deri në gjashtë miliardë euro do të investohen në këtë iniciativë”, njoftoi ministri francez i Ekonomisë Bruno Le Maire gjatë një konference për shtyp në Bercy në prani të homologut të tij gjerman, Peter Altmaier dhe të komisionarit evropian për Energjinë, Maros Sefcovic.

Kjo shumë do të përbëhet nga 1,2 miliard euro në maksimum nga subvencione publike dhe rreth katër miliardë eurove para private”, shtoi ministri francez./Atsh/

Kategoritë
Të ndryshmeTeknologji

Të ngjajshmet