Parandalohet një tentativë e re për grusht shteti në Venezuelë

Rodriguez tha se puçistët ishin ndarë në 3 grupe ku krahas ish-ushtarakëve venezuelianë përfshiheshin edhe shtetas të huaj si izraelitë dhe kolumbianë që kishin planifikuar grushtin ushtarak i cili ka dështuar.

Masat e forcave të sigurisë në Venezuelë parandaluan një tentativë të re për grusht shteti ushtarak, plani i së cilës ishte bërë për më 23-24 qershor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Krahas tentativave të shkeljes kufitare dhe thirrjeve të panumërta për grusht shteti nga opozita e udhëhequr nga kreu i Asamblesë Kombëtare (AN), Juan Guaido, i cili ka shpallur veten si presidenti të përkohshëm të shtetit në Venezuelën e cila më parë është përballur edhe me 2 tentativa për puç ushtarak thuhet se është zbuluar edhe një plan tjetër i pasuksesshëm për grusht shteti.

Në lidhje me tentativën e fundit për grusht shteti Zëvendës/presidenti, përgjegjës për komunikimin, kulturën dhe turizmin, Jorge Rodriguez në një konferencë për media në rezidencën presidenciale Miraflores në kryeqytetin Karakas tha se posedojnë pamje dhe audio-regjistrime.

Ai tha se puçistët ishin ndarë në 3 grupe ku krahas ish-ushtarakëve venezuelianë përfshiheshin edhe shtetas të huaj si izraelitë dhe kolumbianë që kishin planifikuar grushtin ushtarak i cili ka dështuar.

Sipas tij, puçistët synonin të merrnin nën kontroll televizionin shtetëror VTV të Venezuelës dhe bazën ushtarake La Carlota e cila ka qenë edhe në objektivin e përpjekjes së dështuar ushtarake të Guaidos më 30 prill në Karakas. Rodriguez thekson se grupi gjithashtu kishte për synim të shpallë si president ish-gjeneralin Raul Isaias Baduel i cili ndodhet nën arrest nga Njësia e inteligjencës venezueliane (SEBIN).

“Grupi puçist i drejtuar nga ish gjenerali venezuelian në pension, Jose Baez Torrealba kishte në objektiv vrasjen e presidentit Nicolas Maduro, kryetarin e Asamblesë Themeluese të Venezuelës dhe nënkryetarin e parë të Partisë së Bashkuar Socialiste të Venezuelës (PSUV) Diosdado Cabello”, tha Rodriguez.

Rodriguez ka mbrojtur idenë e tij se posedojnë video-regjistrime të telefonave dhe konferencave me mbi 56 orë për puçistët të cilët kanë planifikuar vrasjen e këshilltarëve kubanezë, mjekëve dhe një pjesë të madhe të gjeneralëve në ushtrinë e Venezuelës.

Ai pretendon se pas puçistëve qëndrojnë presidenti i Kolumbisë, Ivan Duque dhe presidenti i Kilit, Sebastian Pinera. Duke ndarë pamjet e videove dhe bisedave telefonike, Rodriguez vuri theksin se disa nga puçistët janë arrestuar.

Zhvillimet në Venezuelë

Tensionet u përshkallëzuan kur Guaido, i cili kryeson Asamblenë Kombëtare të Venezuelës, u vetëshpall si president i përkohshëm më 23 janar, një veprim i cili u mbështet nga SHBA-të dhe shumë vende të Evropës dhe Amerikës Latine.

Guaido dhe Leopoldo Lopez i cili ka shkelur arrestin shtëpiak bashkë me një grup ushtarakësh tentuan të rrëzojnë qeverinë e Maduros duke i bërë thirrje popullit për të dalë në rrugë. Pas kësaj thirrjeje opozitarët dolën në rrugët e shumë qyteteve të vendit ndërsa më pas protestat u shndërruan në akte dhune kryesisht përreth La Carlota në Caracas.

Në fund të ditës ku edhe mbështetësit e Maduros dolën në rrugë dhe u mblodhën përreth rezidencës Miraflores, Lopez fillimisht u strehua në ambasadën e Kilit dhe më pas në atë spanjolle ndërsa Guaido u shfaq në një video-mesazh dhe i bëri thirrje popullit sërish të dalë në rrugë.

Si rezultat i hetimeve të iniciuara pas ngjarjeve disa deputetë të AN-së u arrestuan ndërsa të tjerët u strehuan në ambasadat e vendeve evropiane dhe vendeve rajonale.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet