Paralajmërojnë gastronomët: Mund të ketë veprime për të mos i njohur masat anti-covid

Kryetari i Odës së Hotelierëve të Kosovës, Hysen Sogojeva, ka thënë se vazhdimi i masave anti-covid nga Qereria e Kosovës, sipas tij, do t’i vendos buzë falimentimit shumë biznese të gastronomisë, raporton GazetaBlic.

Në një bisedë për GazetaBlic, Sogojeva ka thënë se është duke u shqyrtuar mundësia që nga ta të mos i njohin masat anti-covid, të vendosura javë më parë nga Qeveria e Kosovës.

“Patjetër se janë duke na dëmtuar këto masat, që as masa s’mund të iu thuhet. Nëse s’kalon ligji edhe ashtu do të ketë protesta. Ndoshta do të marrim veprime që s’do t’i njohim këto masa. Nuk janë këto masa, kur t’i mbyllësh bizneset duhet me pas mekanizmin për me iu ndihmu atyre. Nuk është burim gastronomia për shpërndarjen e virusit. Të forcohet ligji, inspektorati dhe policia dhe t’i kontrollojnë atu ku nuk po respektohen masat. Do të ketë protesta, por po shohim këtë ligjin a po kalon”, ka thënë Sogojoveva.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se gjendja me pandeminë në Kosovë është serioze, por e menaxhueshme.

“Në bazë të vlerësimit të Institutit të Shëndetit Publik, sugjerimi i tyre është që masat që janë në fuqi të mbahen dhe të vazhdohet me zbatim rigoroz të masave që kemi ndërmarrë deri më tani”, ka thënë Hoti.

Hoti ka thënë se në Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka rritur deri në dymijë numrin e testeve ditore. Tha se do të vazhdohet të rritet ky numër.

“Nga java e ardhshme do të bëhen testime në së paku dy rajone tjera”, ka shtuar Hoti.

Kategoritë
LajmeVendi