Paralajmërim i shërbimit inteligjent çek: Lufta e Tretë Botërore po na kërcënon

Bota kërcënohet nga një luftë e re botërore, sipas raportit të shërbimit të inteligjencës ushtarake Çeke për vitin 2019, botuar në faqen e internetit të shërbimit.

Sipas analistëve, konflikti global aktualisht është “në fazën e parë”. “Pikëpamjet e atyre që mund dhe duan të marrin pjesë aktivisht në të janë duke u formuar dhe mjetet teknologjike që mund të përdoren për të menaxhuar atë gradualisht janë duke u përcaktuar”, thuhet në dokument.
Autorët e raportit përmendin rivalitetin midis Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës si një shkak i mundshëm i konfliktit.

Dokumenti thekson gjithashtu rënien e rëndësisë së së drejtës ndërkombëtare. Dialogu paqësor nuk citohet si një mënyrë për të zgjidhur kontradiktat e reja dhe rendi botëror po vihet në pikëpyetje. Përveç kësaj, manipulimi i publikut kontribuon në rritjen e tensioneve, thonë analistët.

Më herët, “National Interest” vlerësoi shanset e Rusisë dhe NATO-s në një luftë të mundshme. Punimi i referohet mendimit të ekspertëve dhe shprehet se Aleanca e Atlantikut të Veriut do të kishte një avantazh në operacionet luftarake afatgjata. Në të njëjtën kohë, NATO do të gjendet në një situatë të tmerrshme nëse Rusia vendos të organizojë një ofensivë në vendet Balltike, në këtë rast Aleanca nuk do të jetë në gjendje të kundërshtojë Moskën.

Kategoritë
BotaLajme