Paqe mes Interit dhe Icardit

Pas më shumë se një muaji Mauro Icardi do të jetë përsëri pjesë e skuadrës së Interit.

Icardi është gati t’i jap fund krizës mes tij dhe Interit që nisi me heqjen e shiritit të kapitenit. Sulmuesi argjentinas ka rikuperuar gjurin e majtën dhe nga nesër ai do të jetë në dispozicion të Luciano Spallettit.

Sipas asaj që raporton Sportmediaset, argjentinasi do ta përdorë ndalesën e kampionatit për të rikuperuar kohën e humbur.

Ndoshta ai do të jetë gati në 31 mars në takimin delikat ndaj Lazios. Polemikat duke se do të lihen mënjanë dhe Icardi do të rikthehet me grupin.

Për sa i përket rinovimit të kontratës, ajo do të diskutohet në një moment të dytë më me qetësi. Ky është hapi i parë drejt pajtimit mes palëve.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet