Papa falënderon kaligrafin iranian për dhuratën Kur’anore

Udhëheqësi i Kishës Katolike, Papa Françesku falënderoi një artisten iraniane për veprat të kaligrafisë me ajete të Kuranit të Shenjtë.

Në muajin shtator, një seri e kaligrafisë Kur’anore nga kaligrafi, artistes iraniane, Tandis Takavi i është dhënë ambasadorit të Vatikanit në Filipine Gabriel Cacci  si dhuratë për udhëheqësin e Kishës Katolike, Papa Françesku.

Tetë veprat, të cilat përmbajnë suren Merjem (Marija) të Kur’anit të Shenjtë, u kaligrafuan nga Tandis Takavi dhe u dekoruan nga një tjetër artist Iranian, Rafaat Mousavi.

Vatikani, në një letër të nënshkruar nga Edgar Pena Parra, falënderoi zonjën Taghavi për dhuratën.

“Shenjtëria e Tij Papa Françesku ishte i kënaqur të pranonte letrën tënde të fundit dhe më kërkoi të përgjigjesha në emër të tij. Ai vlerëson ndjenjat që ju nxitën të shkruani dhe t’i ofroni atij dhuratën e veprës tuaj artistike, e cila do të vendoset në një nga zyrat e Selisë së Shenjtë “, shkruan në letër.

“Shenjtëria e Tij ju siguron lutjet e tij dhe vlerësimin e tij për përpjekjet tuaja në promovimin e paqes dhe solidaritetit midis njerëzve me besim dhe vullnet të mirë dhe ai me kënaqësi dërgon bekimin e tij”.

Letra iu dha zonjës Taghavi në një ceremoni në ambasadën e Vatikanit në Manila.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet