Panucci publikon listën e lojtarëve për Turqinë dhe Andorrën

Trajneri i kombëtares shqiptare ka ftuar 24 futbollistë për ndeshjet kualifikuese për Euro 2020.

Christian Panucci ka publikuar sot listën me emrat e futbollistëve që do të grumbullojë për dy sfidat e kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, që startojnë fundjavën e ardhshme.

Trajneri i kuqezinjve ka zgjedhur të marrë 24 futbollistë, teksa nuk mungojnë as befasitë në listë, si grumbullimi i Kristi Qoses, rikthimi i Naser Alijit dhe Arlind Ajetit, por edhe lënia jashtë e Ermir Lenjanit dhe Asdren Llullakut.

Kombëtarja shqiptare do të grumbullohet ditën e diel, ndërsa ndeshja e parë do të jetë më 22 Mars në Loro Boriçi përballë Turqisë dhe tjetra më 25 mars ndaj Andorrës si mysafir.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet