Panairi i jubilar i Librit “Prizreni 2018”, Botimet FLETA vjen me tituj ekskluzive…

Botues shqiptarë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia sërish janë mbledhur në Prizren, në Panairin e 10-të të librit, ku do të prezantojnë tituj të rinj e të vjetër.

Akti solemn i hapjes së kësaj feste të librit, do të mbahet sot (17 korrik 2018) në ora 19:30 në hapësirat e Sheshit të Dëshmorëve/Lidhjes në Prizren, panairi do të zgjat deri më 22 korrik, raporton Gazeta e Re.

Si stand që çdo vit sjell botime ekskluzive, është një ndër më të vizituarit e Panairit dhe ofron zbritje të mëdha në mënyrë që të jetë sa më afër lexuesve, Botimet FLETA edhe këtë vit do të vazhdojë traditën.

Në panairin e 10-të të librit “Prizreni 2018”, Botimet FLETA prezantohet me dhjetë tituj të rinj, dhjetë të tjerë të botuar midis dy panaireve e në total kjo shtëpi botuese ofron mbi 30 tituj.

“Pos titujve të rinj, që edhe kësaj radhe kanë zgjuar interesimin ende pa dalë në shitje, ne jemi kujdesur që të jemi pranë lexuesve edhe me çmime dhe oferta të volitshme për xhepin  lexuesit”, ka thënë Menaxheri i shitjes, Emir Hukallo për Gazeta e Re.

“Lexuesit tanimë kanë mësuar një adresë ku në çdo formë jemi në shërbim të tyre”, shtoi Hukallo.

Në Panairin e sivjetmë marrin pjesë shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia. Mbrëmjeve do të ketë programe letrare në ambient të hapur në qendër të qytetit ku do të ftohen autorë të ndryshëm. /Gazetaere.com/

Kategoritë
KulturëLajmeVendi

Të ngjajshmet