Pamjet e reja nga turbulenca në avionin Prishtinë-Basel ku 10 udhëtarë kanë mbetur të lënduar

10 persona janë lënduar në një fluturim i linjës Prishtinë-Basel si pasojë e turbulencave që ka pasur aeroplani

Vivienne Gaskell, zëdhënës nga EuroAirport në Basel ka konfirmuar për mediumin 20min.ch se pas uljes së një aeroplani nga Prishtina me 121 pasagjerë shkuan ekipet e emergjencave dhe morën 10 persona, disa prej tyre me lëndime të lehta, njofton Klan Kosova.

Të lënduarit janë duke u trajtuar në një spital në Basel.

Gjatë fluturimit, rreth 20 deri 25 minuta para uljes aeroplani pati turbulenca.

Disa udhëtarë që kishin qenë në këtë aeroplan thanë për medial.mk se turbulencat e mëdha kanë bërë që edhe rripat e sigurimit të këputën.

Ata thanë se kishte edhe njerëz që u gjakosën në kokë.

Se sa i rëndë ishte incidenti ende është i paqartë. Gaskell nuk mund të japë asnjë informacion mbi shkaqet e trazirave të forta. Kjo tani duhet të qartësohet me linjën ajrore përgjegjëse, ALK Airlines.

Portali gjerman 20 Minuten ka publikuar edhe videon e bërë nga avioni që dëshmon për këtë ngjarje të rëndë, transmeton Gazeta e Re.

Gjendja e udhëtarëve tash për tash raportohet të mos jetë në rrezik për jetë.

Pamjet nga incidenti:

Pamjet e reja nga turbulenca në avionin Prishtinë-Basel ku 10 udhëtarë kanë mbetur të lënduar

Pamjet e reja nga turbulenca në avionin Prishtinë-Basel ku 10 udhëtarë kanë mbetur të lënduar 😨

Publiée par Gazeta e Re sur Lundi 17 juin 2019

Kategoritë
DIASPORALajme

Të ngjajshmet