Pamje tmerruese, terroristët e PKK/YPG-së bastisin shtëpitë e sirianëve, vrasin civilët dhe pastaj i djegin shtëpitë

Një video e cila po bën bujë nëpër rrjete-sociale, tregon se sa të pamëshirshëm dhe mizorë janë pjesëtarët e grupit terroristë YPG/PKK-së, transmeton Gazeta e Re.

Në videon e cila është gjetur në memorien e telefonit të një terroristi të PKK/YPG-së shihet se si pjesëtarët e këtij grupi po bastisin shtëpitë e sirianëve në zonat e Lindjes së Eufratit dhe torturojnë ata pastaj i qëllojnë me armë dhe i djegin shtëpitë e tyre.

Pamjet janë gjetur në telefonin e një terroristi i cili është asgjësuar në kuadër të operacionit antiterrorist, “Burimi i Paqes” realizuar nga Forcat e Armatosura Turke dhe Ushtria Kombëtare Siriane.

Sipas burimeve të UKS-së, pamjet janë xhiruar në fshatin Muxhejbira të qytetit Rasulayan. Në video dëgjohen zërat e terroristëve duke bërtitur: “arabët të këqij , te gjithë do të vdisni, qentë, etj…”

Pamjet kanë gjetur reagime masive nga përdoruesit e rrjeteve-sociale të cilët përmes komenteve janë shprehur se kjo është fytyra e vërtetë e cila po fshihet pas kësaj organizate mbështetur nga shtete perëndimore.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtëm, kini kujdes pamjet nuk preferohen për personat nën moshën 16:

 

Kliko për video: https://www.sabah.com.tr/webtv/haber/ypgpkkli

Kliko këtu nëse pamjet e lartë-postuara nuk funksionojnë: http://video.haber7.com/video-galeri/148369

Në anën tjetër, Organizata separatiste terroriste YPG/PKK vrau 7 civilë në nënprefekturën Shihayl të rrethit Deyrizor të Sirisë, ku vazhdojnë protestat ndaj organizatës.

Sipas burimeve lokale të Deyrizor, anëtarët e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK, që pushtojnë lindjen e qytetit, hapën zjarr kuturu në orët e mbrëmjes (së ditës së premte) në qendër të qytetit Shihayl, ku zhvilloheshin protestat ndaj kësaj organizate duke shkaktuar vdekjen e 6 civilëve. Terroristët e YPG/PKK hapën gjithashtu zjarr ndaj protestuesve, të cilët u mblodhën përsëri në orët e mëngjesit duke vrarë edhe një civil tjetër.

LEXO EDHE: YPG/PKK sulm ndaj civilëve, 6 të vrarë në qytetin Jarabulus

Ndryshe,  Më 9 tetor 2019, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurtë të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë. /Gazetaere.com/ 

 

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet