Pamje të rralla të filmuara në Kosovë, viti 1920 (Video)

Në këtë video të shkurtër mund të shihni disa pamje shumë interesante të filmuara në Kosovë në vitin 1920. 

Video është e publikuar në Youtube në vitin 2017 nga kanali me emrin Shefqet Cakiqi. Në fillim të videos shihen pamje të një fshati që nuk është i evidentuar cili fshat mund të jetë, pastaj vjen një pamje të  dy barinjëve me një qen që si duket janë duke i ruajtur delet e tyre.

Pamja tjetër në vazhdim është edhe më interesate, ku shihet një qerre me qej (që në popull jan quajtur kije – në shumë zona të Kosovës është quajtur ‘’kerri me kije’’ dhe në munges të kuajve jan përdorur shumë për udhëtim, për të bartur dru e gjera të tjera. Qejt apo ‘kijet’ janë përdorur edhe për ta punuar tokën). Në qerre është i ulur një plak i moshuar dhe afër qerrës në këmbë duke ecur jan edhe dy burra tjerë që si duket mund të kenë qenë djemt e plakut në qerre, dhe tutje pas tyre është një djalë më i që ndoshta mund të ketë qenë nipi i tij.

Në fund të kësaj video jan edhe dy sekuenca të shkurtra të qytetit të Prizrenit dhe qytetit të Mitrovicës. /inforculture.info

Kategoritë
Të ndryshme

Të ngjajshmet