Pamje: Suarezi largohet nga Barcelona me lot në sy

Luis Suarezi nuk ka mundur t’i përmbajë lotët e pikëllimit kur është larguar nga qendra stërvitore e Barcelonës, për t’iu bashkuar rivalit Atletico Madrid.

Barcelona është pajtuar ta lejojë Suarezin t’i bashkohet rivalit të vet në La Liga, Atletico Madridit.

Suarezi nuk është i dëshiruar në Barçë dhe klubi katalonas me kënaqësi do ta lironte nga marrëveshja pa asnjë qindarkë, nëse nuk do t’i bashkohej disa klubeve të caktuara.

Ai ishte në qendrën stërvitore të klubit për t’i tërhequr gjësendet personale dhe për t’u përshëndetur me tashmë ish-shokët e skuadrës, raporton Gazeta Express.

Rrugës duke u larguar nga qendra stërvitore e gjigantit katalonas, ai nuk u pa duke qarë në makinë.

Ai largohet nga Barcelona si golashënuesi i tretë më i mirë në histori të klubit me 198 gola, si dhe me 13 trofe të fituar gjatë gjashtë vjetëve në Camp Nou.

Sulmuesi uruguaian u pajtua për ta ulur pagën për t’iu bashkuar Atleticos, pasi kalimi në Juventus i dështoi për shkak të problemeve me pasaportën.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, pastaj e bllokoi marrëveshjen sepse nuk dëshironte që ai t’i bashkohej klubit rival.

Por, pas një takimi me përfaqësuesit e Suarezit, klubi katalonas u zmbraps, për shkak se Suarezi e kërcënoi se do të protestonte në media.

Atletico duhet ta paguajë një shumë prej 4 milionë eurosh për 33-vjeçarin, e cila do të bëhet vetëm në bazë të bonuseve të ndryshme.

Në Atletico, Suarezi do t’i fitojë gjysmën e 30 milionë eurove që i fitonte në Barcelonë në vit.

 

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet