Palestinë – Ministria e Shëndetësisë paralajmëron ndaj kërcënimit të ndërprerjes së energjisë

Ministria e Shëndetësisë së Palestinës bëri të ditur se në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli mund të dëmtohen negativisht të sëmurët.

Në deklaratën me shkrim të ministrit të Shëndetësisë së Palestinës, Mey Keyle shkruhet: “Ndërprerja e energjisë elektrike do të ndikojë negativisht të sëmurët, ilaçet e tyre që duhet të ruhen në frigorifer si dhe ilaçet dhe vaksinat që ruhen në qendrat shëndetësore”.

Ai nënvizoi se ilaçet dhe vaksinat duhet të ruhen në një temperaturë të caktuar dhe rreziku për ndërprerjen e elektrikut do të thotë dënim për të gjithë popullin palestinez.

Keyle i bëri thirrje shoqërisë dhe organizatave ndërkombëtare që të bëjnë presion ndaj Izraelit për të mos të ndërmarrë një dënim të tillë masiv.

Kompania Elektrike e Jerusalemit ishte paralajmëruar ditën e hënë nga Kompania Elektrike e Izraelit se në datat 22-23 shtator do të nisnin ndërprerjet e energjisë elektrike në Ramallah, Betlehem dhe Eriha (Jericho).

90% e nevojës për elektricitet të Palestinës e siguron Izraeli.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet