Palermo shitet për 10 euro(!)

Klubi Futbollist i Palermos, i cili luan në Serinë B italiane, u shitur për 10 euro, tha pronari i klubit Mauricio Zamparini.

Zamparini, 77 vjec, i cili bleu ekipin sicilian në vitin 2002 për 15 milionë euro, tha se 100 për qind e klubit ishte shitur me një çmim simbolik.

Ai nuk donte të zbulonte emrin e pronarit të ri, por theksoi se ata ishin të angazhuar për “zgjidhjen e problemit të kredisë së Palermos në shumën prej 22.8 milionë euro”.

 “Një takim i pronarëve të rinj, skuadrës dhe Bashkisë së Palermos do të mbahet javën e ardhshme”, tha Zamparini.

Klubi Futbollit i Palermos u themelua në vitin 1900. Për ekipin nga Sicilia, kanë luajtur emra të njohur si argjentinasi Paul Dybala e Havier Pastore, si dhe uruguajani Edinson Cavani.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet