Pal Lekaj: Deputetët e sotëm të marrin si model deputetët e viteve të ’90-ta

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, përmes një njoftimi për media, ka shkruar se  Kushtetuta e miratuar me 7 Shtator në Kaçanik, para 26 viteve kishte dhënë sinjalet e para së populli i Kosovës nuk do të ndalet asnjëherë deri në bërjen e Kosovës shtet të pavarur.

Në njoftim për media thuhet se vullneti i deputetëve të atëhershëm, edhe përkundër represionit të Serbisë, për të pasur mëvetësinë e shtetit ka qenë frymëzim për gjeneratat që të mos ndalën deri në atë që u arritë në vitin 1999, çlirimi i Kosovës dhe pastaj shpallja e shtetit të pavarur në vitin 2008.

“Me përulje për qëndresën e delegatëve të Kuvendit të Kaçanikut, dhe për hapin  e tyre të guximshëm drejt vendosjes së themeleve të Kosovës si shtet. Ne, deputetët e sotëm, duhet t’i marrim si model deputetët e asaj kohë, për mbrojtjen e qenies së shtetit, integritetit e pacenueshmërisë së Kosovës”, thuhet në njoftim./KP/

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet