“Pakoja emergjente” do të shqyrtohet nga Qeveria në fillim të javës së ardhshme

Në mbledhjen e ardhshme që pritet të mbahet në fillim të javës së ardhshme Qeveria e Kosovës do të shqyrtojë dhe do ta hedhë për votim pakon emergjente në vlerë prej 170.6 milionë euro, e propozuar nga Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, për tejkalimin e gjendjes emergjente e cila është krijuar me pandeminë COVID-19.

Kështu bëri të ditur, zëdhënësi i Qeverisë në dorëheqje, Përparim Kryeziu, edhe pse gjatë ditës së sotme ishte kontaktuar nga KosovaPress e që nuk kishte përgjigje se kur do të dërgohet kjo pako në qeveri.

Kurse menjëherë pas publikimit të lajmit, ai bëri të ditur se pako emergjente do të dërgohet në Qeveri në fillim të javës.

“Tashmë mora informata se Qeveria në detyrë në fillim të javës së ardhshme do të shqyrtojë dhe do ta hedhë për votim pakon emergjente të propozuar nga ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, për tejkalimin e gjendjes emergjente e cila është krijuar me pandeminë COVID-19”, tha për KosovaPress zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu.

Edhe Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, inkurajon qeverinë dhe Ministrin e Financave që sa më shpejtë të bëhet ndarjen e këtyre mjeteve me qëllim të zbutjes së gjendjes që po mbretëron në Kosovë.

Kryetari i SPSPK-së, Jusuf Azemi, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, bërë të ditur se, kjo sindikatëkërkon që ta ketë përfaqësuesin e vet në nivel të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve.

Ai theksoi se, kërkojnë nga qeveria që në mënyrë specifike të dinë se këto mjete për cilat kategori ndahen.

“Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës mirëpret propozimin e ministrit te financave për ndarjen e mjeteve për sektorin privat dhe inkurajon që sa më shpejt ta bëjë ndarjen e kà «tyre mjeteve me qëllim të zbutjes së gjendjes që po mbretëron në Kosovë. Meqë këto mjete kanë të bëjnë në shumicën e rasteve për pagat e punëtorëve atëherë sindikata kërkon që ta ketë përfaqësuesin e vet në nivel të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve. Po ashtu dhe në çdo kompani mjetet të ndahen në bashkëpunim me Sindikatën pasi që ato dedikohen për punëtorë. Ne kërkojmë nga Qeveria që të dimë specifikisht se këto mjete për cilat kategori ndahen që të mundemi ti informojmë punëtorët pasi që punëtorët janë duke bërë trysni tek ne lidhur me ndarjen e këtyre mjeteve e ne jemi të pa informuar. Me qëllim te mos keqpërdorimit të këtyre mjeteve ne duam të jemi akter të barabartë në këtë proces pasi që këto mjete kanë destinacion pagat e punëtorëve në sektor privat”, përfundoi Azemi.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet